10 këshilla për një shtëpi pa stres

Në mënyrë që ta shndërroni ambientin tuaj në një parajsë shëruese, aplikoni këto këshilla për rregullimin e një shtëpie pa stres.

1. Bëjeni një pikë fokusimi në hyrje
Gjëja e parë që shihni kur të hyni në shtëpi, duhet të jetë diçka e bukur, që ju pëlqen, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndonjë vepër arti, vazo me lule, apo ndonjë suvenir të bukur. Përshtypja e parë e mirë ju ndihmon që të relaksoheni.

2. Veni rend
Grumbujt e gjësendeve në hyrje të shtëpisë bartin porosinë se brenda ekziston një kaos edhe më i madh. Duhet që çdo gjë ta ketë vendin e vet.

3. Krijoni hapësirë në dhomën e ditës
Nervozizmi ynë rritet në ambiente të ngushta, ku ka gjëra të tepërta. Largoni të gjitha gjërat që nuk janë të nevojshme. Mendoni rreth ngjyrosjes së tavolinës, apo rafteve me ngjyrë të njëjtë, apo të ngjashme me atë të murit, në mënyrë që ato të “shkrihen” me murin.

4. Ndriçoni vendet e caktuara, e jo tërë dhomën
Drita e fortë mbi kokë na e vështirëson relaksimin në mbrëmje. Përdorni poçe më të vegjël ku ju duhet drita, psh afër kauçit, ku lexoni.

5. Krijoni “shtigje”
Nëse e keni të pamundur që të shkoni deri te tavolina, pa e goditur karrigen me këmbë, apo nëse dera iu është mbyllur përgjysmë nga kauçi, atëherë është momenti i fundit që të rirenditni orenditë.

6. Thjeshtësoni ngjyrat
Përmbajuni nga shabllonët dhe ngjyrat tepër të forta. Nëse në dhomën tuaj ka ngjyra tepër të forta, apo kontraste të mëdha, atëherë vëmendjen tuaj do ta tërheqin shumë gjëra, duke e pasur të vështirë që të relaksoheni. Kjo vlen edhe për raftet. Mos i mbushni ato me gjësende të tepërta, vetëm pse janë aty.

7. Elementet e eksterierit në enterier
Nëse jeni të rrethuar me elemente natyrore, atëherë kjo e rritë ndërveprimin miqësor me të tjerët. Për një shtëpi më të qetë, futni lule në dhomë, apo ngjiteni ndonjë pikturë me peizazh.

8. Përdorni nuanca qetësuese në dhomën e gjumit
Nuancat e ftohta të së kaltrës apo të gjelbrës, si dhe tonet neutrale të dheut, ndikojnë pozitivisht në relaksimin tonë, sepse na rikujtojnë natyrën.

9. Shkyçni aparatet elektronike
Në mënyrë që të pushoni më lehtë, në dhomën tuaj të gjumit nuk duhet të ketë TV apo kompjuter. Drita e këtyre aparateve ia bën me dije trurit se duhet të qëndrojë zgjuar, pengojnë gjumin dhe ua rrisin nivelin e hormonit të stresit.

10. Ringjalleni fantazinë tuaj
Mendoni rreth asaj se si e paramendoni parajsën. Nëse ëndërroni ndonjë ishull tropikal, atëherë përdorni nuanca të rërës dhe detit. Nëse preferoni bjeshkët, apo fshatin, atëherë shtoni ngjyra, materiale dhe detaje në dekorin e dhomës tuaj të gjumit.