Të gjitha nga

Extracolors

Mobile: +383 44 208 903

N.SH. “EXTRA” lindi ne vitin 1958 ne qytetin e lashte te Vushtrrisë. Fillimisht ishte një punëtori prodhimesh kozmetiko-kimike dhe produkteve tjera. ndërmarrja vazhdimisht përparoi, rriti dhe zhvilloi veprimtarinë e saj dhe kualitativisht transformohet ne ndërmarrje industriale për prodhimin e ngjyrave dhe llaqeve. Ne vitin 1974 transferohet ne lokacion te ri; tani e kompletuar me infrastrukture standarde, reparte prodhimi me teknologji moderne, kuadër profesional te aftësuar dhe specializuar ne Evropë. Ne atë kohë N.SH EXTRA me produktet dhe asortimentin e saj vërshoi dhe pushtoi tregjet e ish Jugosllavisë edhe me gjerë. Më 2006 N.SH “EXTRA” privatizohet. Pronarët e rinj me njohuri dhe eksperience teknike, vullnet dhe përkushtim revitalizuan strukturën, freskuan hallat prodhuese, modernizuan teknologjinë, asimiluan kuadrot me njohuri te freskëta, me kuadro te dëshmuara ne përvojë profesionale. Tani N.SH.”EXTRA COLORS” është prezentë ne tregun e Kosovës, si ofrues i një game te gjerë asortimentesh te ngjyrave dhe llaqeve. Si partner për bashkëpunëtorët dhe klientët në ketë lëmi, me prodhime konkurrente te përfituara me njohuri dhe teknologji te avancuar, përmbush dëshirat dhe kriteret e klientëve te respektuar. Me orientime zgjerime te vazhdueshme drejt te se ardhmes. N.SH”EXTRA COLORS” tani furnizon industritë Kosovare të ndërtimit me materiale ekologjike, te shëndetshme, natyrale, ekonomike me vlera te qëndrueshëm dhe te gatshme për përdorim. N.SH”EXTRA COLORS” është në shërbim të klientëve edhe si këshillues. Duke respektuar dhe vlerësuar dëshirën dhe aftësinë për bashkëpunim, merr përgjegjësin dhe ofron mbështetje për produktet e saj. Vizitore te nderuar, një klime pune dhe motivuese për bashkëpunim të forte mes prodhuesit kosovar dhe konsumatorit kosovar janë qëllimet që EXTRA COLORS i ka vënë vetës si forme civilizuese për të mos harruar të kaluarën e hidhur dhe ndërtuar të ardhmen e sigurt. Ne dhe ju, bashkërisht mund te hapim vende te sigurta pune këtu. Ju përgëzojmë për mbështetjen tuaj.

Produktet tona

Glet I dhe II

Material rrafshues në bazë cementoje…

nga Extracolors

1 2 3 4 5 6 7