Shiten Banesat në kompleksin banesor “Prestige” në Lagjen Dodona

Shiten Banesat në kompleksin banesor “Prestige” në Lagjen Dodona

Vicianum, Veranda C2.7, Nr. 3 (1.14 mi) Pristina 38000

Për shitje

  • 17 ph
  • 15 jpg
  • 16 ph
  • 04
  • 06
  • 08
  • 12
  • 14
Shpërndaje

Print

Garazhë

1

Përshkrimi

Projekti ekskluziv banesor “Prestige” në lagjen Dodona ndodhet në zemrën e qytetit, duke përmbushur kërkesat e përditshmërisë të cdo banori . • Sheshi Skenderbeu = 150 m • Parku i Qytetit= 100 m Rrethuar në një mjedis urban, projekti “Prestige” është i konceptuar që si përparësi të ju ofroj banorëve cilësi të lartë të jetesës. Qëllimi i komoditetit tuaj ishte objektivi ynë gjatë realizimit të projektit. Ne jemi frymëzuar nga historia e lagjes të zemrës së qytetit “Dodona”, duke aplikuar një ndërthurrje të arkitekturës në mes stilit klasik dhe modern. Investimet në materialet e aplikuara nga brendet më te njohura të ndërtimit sipas standardeve më të larta evropiane krijojnë një mjedis unik, të rehatshëm dhe luksoz. Objekti Banesor “Prestige” ka formën drejtëkëndore me etazhitet B+P+7, me qasje frontale dhe rampë për akses ne garazhë. Pamja e jashtme e objektit me tullën e plotë masive dekoruese 12 cm e prodhuar ne Itali i jep jetë arkitekturës vizuale. Cdo njësi banimi është e pajisur me hapësira te jashtme (ballkone), që i japin formim dhe dimension objektit. Dritaret Salamander Blue Evolution dekoruese me 3 xhama (4 stinor dhe low-E) të klasit të pare permbushin cdo koeficient te standardeve evropiane si dhe të ndricimit. Roleta me flete nga alumini termik jane materialet me kualitative të perdorura që theksojnë një arkitekturë unike. Të gjitha katet janë te pajisura me dyer emergjente per mbrojtje ndaj zjarrit, kurse dyert e banesave janë te blinduara, dhe se bashku me dyert e brendshme te dhomave përmbushin standardet më te larta evropiane. Më e vecanta për një stil jete afatgjate përfshin dhe parketin e klasit të pare me trashësi 20-25mm. Graniti natyral i shtruar në shkallë dhe korridore, si dhe ashensorë elektrikë e vëzhgim të kamerave 24/7 të japin ngrohtësi dhe siguri të arritjes ne banesën tuaj. Kemi menduar dhe per minidepon të projektuar për cdo banes me qëllim të lehtësoj jetën tuaj dinamike të kohës urbane. Ngrohja e ambientit tuaj eshte aplikuar me sistemin inteligjent Valliant, që rezulton sot si teknologjia më e re e nxemjes e përdorur në shtetet e Bashkimit Evropian. Ne atë e kemi pershtatur në objektin banesor tuajin pershkak që është më e mira në kategorinë e saj dhe kursimet e energjisë i ka më të ulta.

 

  • Fasada e jashtme është me tulle të plotë masive dekoruese 12cm, prodhim nga Italia;
  • Dritaret janë Salamander BlueEvolution dekoruese me 3 xhama (4 stinor dhe low-E);
  • Dritaret janë me roleta me fletë nga alumini termik;
  • Banesat permbushin të gjithë koeficientin e ndriçimit sipas standardeve evropiane;
  • Të gjitha katet janë të pajisura me dalje emergjente për mbrojtje nga zjarri;
  • Dyert e banesave janë të blinduara, dhe dyert e dhomave janë me standarde të larta evropiane;
  • Banesat janë të gjitha të shtruara me parket të klasit të parë me trashësi 20-25mm;
  • Objekti është i pajisur me ashensorë elektrik
  • Ngrohja e objektit është me sistem inteligjent Vailant;
  • Keramika dhe sanitaria është e klasit të pare;
  • Shkallët dhe korridoret janë me granit natyral;
  • Objekti është në vëzhgim të kamerave 24/7;
  • Çdo banes ka të projektuar parkingun personal dhe gjithashtu një minidepo;
  • Objekti është i projektuar sipas të gjitha standardeve evropiane;

Tipet e banesave:

– A1: 63.50m2
– A5: 63.50m2
– B1: 88.05m2
– C1: 88:12m2
– D1: 80.17m2

 

Lloji

Harta

Shpija Invest

Cdo gjë për shtëpinë tuaj! Shpija është faqja ku gjeni: •Planin për shtëpinë tuaj, •Banesë, Shtëpi, Zyrë, •Mjeshtërin apo Arkitektin,… Më shumë

Tel : +38345900053

Mobile : +38345900052

Të ngajshme